Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Parashikimi i motit: Diell dhe temperatura të ulëta

Lapsi.al 29 November 2022
Parashikimi i motit: Diell dhe temperatura të ulëta

Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në pjesën e parë të ditës dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin në vendin tonë kalime vranësirash në për të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë në shtrirjen Lindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme por të ftohta, ku mëngjeset në të gjithë vendin do të jenë në vlera negative. Orët e para të ditës do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Ndërsa në vijim vranësirat do të theksohen përkohësisht.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat herë pas here do të bëhen më të dukshme gjatë pjesës së dytë të ditës, por  nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.

Rajoni dhe Europa

Prej disa ditësh Europa Lindore dhe gadishulli Skandinav janë përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës. Gjithashtu pjesërisht Europa Qendrore dhe Jugore do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiu, ku herë pas here pritet të ketë edhe rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afat shkurtra ere. Ndërsa në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë pjesërisht rajoni i Ballkanit dhe Europa Jugperëndimore.

 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43