Flash

Kurti: Edhe pak ditë, do të dorëzojmë aplikimin për anëtarësim në BE

Lapsi.al 29 November 2022
Kurti: Edhe pak ditë, do të dorëzojmë aplikimin për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e tij për gazetën e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka thënë se Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor. Kryeministri ka njoftuar se Kosova do të jetë në mesin e shteteve që do të dorëzojnë aplikimin.

Gjithashtu Kurti foli rreth marrëveshjes së fundit më Serbinë. Kujtojmë se u anulua zbatimi për implementimin e fazës së dytë të vendimit për targat. Si shkëmbim për këtë, Serbia ra dakord të ndalojë lëshimin e targave ilegale KM, SRB etj.

“Ne kemi rënë dakord që të mos zbatojmë vendimin tonë për penalizimin e drejtuesve të automjeteve me targa të paligjshme serbe. Serbia ka rënë dakord të ndalojë lëshimin e targave të trashëguara nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Këtë e bëmë jo vetëm për të ndaluar përshkallëzimin. Por edhe për të krijuar një mundësi për fillimin e shpejtë të negociatave. Kjo për të sjellë një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

“Megjithatë për momentin është fakt që edhe BE-ja edhe SHBA-ja insistojnë që asociacioni i komunave serbe në Kosovë është i domosdoshëm. “Si kreu i qeverisë së një vendi të vogël, a dëshiron ai të injorojë aleatët e tij më të rëndësishëm? Lojë e rrezikshme” ka shkruar gazetari i kësaj interviste, Michael Martens.

Duke iu përgjigjur kësaj, ndër të tjera, Kurti tha “Pasi të flasim për normalizimin e marrëdhënieve tona, jam i gatshëm të flas për komunitetet dhe të drejtat e pakicës serbe, por jo si parakusht për bisedime, por si pjesë e tyre.”

Temat e tjera të intervistës kishin të bënin me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Po ashtu u fol dhe mbi rolin e Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Ata janë këshilltarë për politikën e jashtme të Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

 

Të këshilluara

Lajm i fundit/ Të shtëna armēsh në Laç

Të shtëna me armē janë raportuar pasditen e sotme në Laç. Burime në vendin e ngjarjes thanë se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në ajër me armē zjarr...

20:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI