Flash

Kreu i Antimafias: Bandat shqiptare u pasuruan nga korrupsioni i frikshëm

Lapsi.al 29 November 2022
Kreu i Antimafias: Bandat shqiptare u pasuruan nga korrupsioni i frikshëm

Kreu i antimafias Nicola Gratteri ka dhënë një intervistë të gjatë për podcast-in e reperit të njohur Fedez. Ai ka treguar detaje për arrestimin e bosëve të mafias Ndrangheta dhe Cosa Nostra dhe lidhjet e tyre. Duke folur për Holandën, në një moment ai përmend edhe mafian shqiptare.

“Amsterdami nuk është më ai i 20 viteve më parë. Vetëm në harkun e një viti është vrarë një gazetar, një avokat dhe një bashkëpunëtor i drejtësië. Kur shkoja 20 vite më parë në Roterdam apo Amsterdam për të folur me prokurorët pasi janë portet ku vjen pjesa më e madhe e kokainës bashkë me atë të Antverpit ju thoja të kishin kujdes: “Këtu keni “Ndranghetta”- u thoja, por askush nuk më besoi.

Sot vijnë këtu të terrorizuar dhe thonë: “Kemi dhënë 100 milion euro për një burg të ri”. Po, por nuk është çështje burgjesh. Çështja është të krijosh një legjislacion sipas sjelljes kriminale. Kur e thoja unë kishte vetëm një mafie. Atëherë ishte vetëm Ndranghetta. Sot janë 3 mafia. Është Ndranghetta, është mafia shqiptare që nuk është më ajo që grabiste vila.

Mafia shqiptare është shumë e strukturuar dhe është bërë e pasur në vendin e saj, falë edhe një korrupsioni të frikshëm. E treta është mafia afrikane. Ajo është një mafie me “m” të fortë pasi përdor një dhunë të tmerrshme. Tani janë të terrorizuar sepse Holanda nuk është më një parajsë" – thotë kreu i antimafias italiane.

Shiko në minutën 20.00 në videon më poshtë:

LEXO EDHE: “Menaxhojnë drogën në Liguria”/ Shefi i DIA-s: Mafia shqiptare punon për Ndragheta-n

Kryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare po lidh Ndranghetën me kolumbianët

Të këshilluara

Xhubleta shqiptare pranohet në UNESCO

shqiptare është regjistruar ̈ ! Lajmin e ka dhënë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë ton...

18:25

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI