Flash

Gjurmimi parave të drogës sjell belgët në Shqipëri

Lapsi.al 29 November 2022
Gjurmimi parave të drogës sjell belgët në Shqipëri

Dries Lonneux, 42 vjeç, i arrestuar në Belgjikë në Tetor të 2021 si drejtues i një organizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine, dyshohet se investoi në Shqipëri që në vitin 2016. Gjatë operacionit për arrestimin e tij u vunë në pranga edhe 26 persona të tjerë si bashkëpunëtorë dhe u sekuestruan rreth 2 ton kokainë e futur nga porti i Anvers-it në Belgjikë.

Autoritetet belge pas hetimit penal nisën gjurmimin e pasurisë së tij dhe rezultoi se ashtu si në disa shtete të tjera në Evropë, ai kishte investuar edhe në Shqipëri.

Me anë të një letërporosie, ku ishin identifikuar kompania e hapur me qendër në Vorë të 42-vjeçarit dhe lidhjet e tij në Shqipëri, belgët i kërkuan SPAK të kryejë të gjitha verifikimet dhe bllokojë çdo pasuri në emër të tij dhe familjarëve, teksa gjatë veprimeve hetimore asistuan edhe gjyqtarë e prokurorë belg.

Bashkëveprimin e krimit në Belgjikë me grupe shqiptare është bërë më evident gjatë viteve të fundit, teksa të dhënat zyrtare të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Holanda dhe Belgjika janë vendet që kanë kërkesat më të larta për ndihmë në hetime. 20 kërkesa janë dërguar nga holandezët dhe 17 nga belgët gjatë 2021, teksa objekti kryesor i letërporosive lidhen më drogën dhe pastrimin e parave./ Tv Klan

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Korçës. Burime nga policia thanë se, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Drithas. M...

18:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI