Flash

Europol aksion në 27 shtete, mbyllen mbi 12 mijë faqe që shisnin produkte false

Lapsi.al 29 November 2022
Europol aksion në 27 shtete, mbyllen mbi 12 mijë faqe që shisnin

Europol ka ndërmarrë një aksion masiv për mbylljen e faqeve online, të cilat shisnin produkte false. Ky aksion është shtrirë në 27 vende të botës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë zhvilluar në operacion të koordinuar edhe nga Europol për të mbyllur faqet e internetit që ofrojnë mallra të falsifikuara ose të përfshira për piraterinë në internet. Në total janë mbyllur 12 mijë e 500 faqe.

Gjetjet kryesore të operacionit që u zhvillua nga 1 maji deri më 14 nëntor tregojnë gjithashtu se më shumë produkte të falsifikuara po grumbullohen brenda kufijve të Bashkimit Evropian. Po ashtu zbulohet se krimi i pronësisë intelektuale është i ndërthurur ngushtë me krimin e organizuar.

27 vendet ku u krye operacioni: Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Brazili, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Kosova, Lituania, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Rumania, Sllovenia , Spanjë, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara.

Agjencitë e zbatimit të ligjit në disa kontinente kanë mbyllur 12 526 faqe interneti. Ata kanë shkëputur 32 serverë të përdorur për të shpërndarë përmbajtje të paligjshme për 2 294 kanale televizive. Po ashtu kanë mbyllur 15 dyqane online që shisnin produkte të falsifikuara në faqet e mediave sociale. Hetuesit sekuestruan 127 365 produkte të falsifikuara si rroba, ora, këpucë, aksesorë, parfume, pajisje elektronike dhe kuti telefoni. Produktet kapin vlerën e më shumë se 3.8 milionë euro.

Gjatë operacionit, u lëshuan 10 urdhra kontrolli. 14 persona u ndaluan pasi u akuzuan zyrtarisht për krime të pronësisë intelektuale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI