Flash

Billie Eilish flet për lidhjen me Jesse Rutherford: Jam me fat

Lapsi.al 29 November 2022
Billie Eilish flet për lidhjen me Jesse Rutherford: Jam me fat

Billie Eilish ka folur së fundmi për lidhjen e saj me Jesse Rutherford.

“Arrita në një pikë të jetës sime ku jo vetëm që njihesha me ketë person që mendoja se ishte  mashkulli më tërheqës në botë, por u lidha me të”, tha këngëtarja në intervistën me Vanity Fair. Eilish filloi të buzëqeshte dhe të duartrokiste ndërsa u kërkoi njerëzve të tjerë në dhomë t'i jepnin duartrokitje. Ajo shtoi se është “me të vërtetë e emocionuar dhe e lumtur” me partnerin e saj, 31 vjeç, dhe ndau se gjuha e saj e dashurisë është prekja fizike.

Eilish gjithashtu u tha shikuesve se  e vlerëson mënyrën se si Rutherford i jep lirinë dhe i beson asaj. “Dua të jem në gjendje të kem hapësirë. Dua dashuri dhe vëmendje. Admirimi i barabartë është me të vërtetë i rëndësishëm,” përfundoi ajo. "Unë jam vërtet e frymëzuar nga ky person. Ai është frymëzuar nga unë, gjë që është vërtet e mrekullueshme."

Në fillim të këtij muaji, këngëtarja e "Bad Guy" bëri zyrtare lidhjen  në Instagram pasi ata kishin veshur kostume për Halloween. Cifti u tallën me diferencën e tyre të diskutueshme 10-vjeçare në moshë, ndërsa Eilish ishte veshur si foshnjë dhe Rutherford si një burrë i moshuar.

Dyshja ndezën thashethemet për lidhje në mes të tetorit kur u fotografuan duke darkuar së bashku në Los Anxhelos. Artistja ka qenë më parë në lidhje me reperin Brandon “Q” Adams dhe aktorin Matthew Tyler Vorce.  Ndërsa Jesse,në një marrëdhënie me modelen Devon Lee Carlson./Lapsi.al

Të këshilluara

Kanye West flet për skandalin e Balenciaga-s

Kanye West ka folur së  fundmi për polemikat rreth fushatës së fundit reklamuese të Balenciagas, e cila paraqet fëmijë që modelojnë çanta në formë ariu pelushi ...

12:12

Balenciaga vijon të përballet me skandale

Stilistja e Balenciaga-s, Lotta Volkova, dhe Instagrami i saj janë bërë objekt diskutimi së fundmi. Balenciaga po përballet me reagime të ashpra për fushat...

18:28

Përse Mariah Carey i dashuron Krishtlindjet

Mariah Carey pranon se fiksimi i saj me Krishtlindjet rrjedh nga fëmijëria e saj e vështirë. “Kur rritesh me një jetë të çrregullt dhe më pas je në gjendje të ...

14:08

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI