Flash

Berisha mbështet protestat në Malin e Zi: Janë kundër “Ballkanit të hapur”

Lapsi.al 29 November 2022
Berisha mbështet protestat në Malin e Zi: Janë kundër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha del në mbështetje të protestës së organizuar mbrëmjen e së hënës në Podgoricë në Malin e Zi. Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se qytetarët malazezë dolën në protestë kundër nismës së “Ballkanit të Hapur”. Kryedemokrati tha se ky projekt ka si qëllim madhor vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon. Ndaj sipas tij nisma duhet kundërshtuar me çdo mënyrë. Ai shton se në mbështetje të këtij projekti është edhe miliarderi George Soros me të birin, Aleks.

“Qytetarët e Malit të Zi ishin dje në darkë në protestë të fuqishme në Podgoricë kundër Ballkanit të Hapur, aleancës përçarëse trilaterale të serbomadhit Aleksandar Vuçiç dhe vasalëve të tij në Tiranë dhe Shkup. Ky projekt, që ka si qëllim madhor vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon. Mbështetet haptas nga diktatori Vladimir Putin dhe ministri i tij Lavrov.

Ky projekt mbështetet gjithashtu edhe nga George dhe Aleks Soros. I kundërvihet procesit të Berlinit dhe mbjell sherr e konfliktualitet në rajonin tonë. PD përshëndet dhe mbështet plotësisht protestat e qytetarëve të Podgoricës kundër Ballkanit të Hapur dhe paralajmëron Edi Ramën dhe padronin e tij Vuçiç se nuk do të pranojë samite të kësaj nisme destabilizuese në Shqipëri. Mbështetje të plotë qytetarëve të Malit të Zi!” - shkruan Berisha.

Të hënën në mbrëmje, para selisë së parlamentit në Podgoricë, u zhvillua protesta e tretë radhazi. Mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit, kërkuan tërheqjen e ndryshimeve të Ligjit për Presidentin që i heq atij kompetencat. Një tjetër kërkesë ishte miratimi i marrëveshjes për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesë në fuqi mbetet edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI