Flash

Aksidenti me vdekje në Maliq, arrestohet 29-vjeçari

Lapsi.al 29 November 2022
Aksidenti me vdekje në Maliq, arrestohet 29-vjeçari

Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Drithas. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin R. Sh. dhe më pas u largua nga vendngjarja.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, falë një pune intensive hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gerald Terolli, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë." - njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Xhubleta shqiptare pranohet në UNESCO

shqiptare është regjistruar ̈ ! Lajmin e ka dhënë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë ton...

18:25

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI