Flash

Shqiptari i mori jetën në aksident, familja greke dhuron organet e vajzës

Lapsi.al 28 November 2022
Shqiptari i mori jetën në aksident, familja greke dhuron organet e

"Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli që në momentin që lindi dhe kur u largua donte të bënte një mrekulli tjetër, të jepte jetë... atë që i morën,” me këto fjalë nëna e saj tronditi publikun duke zbuluar se familja do të dhuronte organet e saj pacientëve të tjerë.

"Udhëtim të mbarë shpirti im, deri në skajet e universit. Nuk po them lamtumirë dashuria ime por shihemi përsëri! Të dua deri në qiell dhe më tej .. dhe do të të dua sa të jem gjallë dhe të marr frymë” , shkruan ajo në Facebook.

E reja greke vdiq ditën e djeshme në spital pas disa ditësh nga aksidenti fatal, ku ajo u përplas nga makina që drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar, i arrestuar tashmë. Varrimi i 21-vjeçares do të bëhet në Chania, ku të afërm dhe miq do të japin lamtumirën e fundit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI