Flash

Policia zbardh EMRAT/ Kush qëlloi me armē në Primaret e PD-së së Laçit

Lapsi.al 28 November 2022
Policia zbardh EMRAT/ Kush qëlloi me armē në Primaret e PD-së

Policia e Kurbinit jep detaje për incidentin që ndodhi në mbledhjen e degës lokale të PD-së. Mësohet se takimi i kryesisë së Laçit ku do të flitej për çështjen e primareve është shoqëruar me debate të forta. Në këtë situatë njëri prej personave ka nxjerrë armēn dhe ka qëlluar në korridorin e zyrave të PD-së së Laçit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin Van Rica, 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se: Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbledhje. Gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve Kastriot Marku (P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.

Në debat e sipër, shtetasi Van Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit Van Rica.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën shtetasi Van Rica, tashmë i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lajm i fundit/ Të shtëna armēsh në Laç

Të shtëna me armē janë raportuar pasditen e sotme në Laç. Burime në vendin e ngjarjes thanë se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në ajër me armē zjarr...

20:23

Eksperti jep alarmin: Ndryshoni fjalëkalimet

Për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço që nga shtatori i këtij viti ka pasur një sulm masiv nga krimi kibernetik rus ku janë hakeruar rreth 50 milionë f...

17:51

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI