Flash

Margot Robbie nderohet për punën e saj në film

Lapsi.al 28 November 2022
Margot Robbie nderohet për punën e saj në film

Margot Robbie mori një nderim BAFTA: A Life in Pictures në Londër nga Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit.

Ngjarja Life in Pictures nderoi 30 titujt e aktrimit të Robbie dhe përpjekjet e saj të suksesshme si producente gjatë dekadës së fundit. Merita e parë e aktores për produksionin erdhi në filmin e vitit 2017 I, Tonya. Robbie i tha audiencës  se filmi shënoi "herën e parë që pashë një film dhe thashë;"OK, unë jam një aktore e mirë".

Pasi pati sukses në portretizimin e saj të patinatores, ajo u kontaktua nga regjisori Quentin Tarantino. Aktorja luajti në filmin e tij , Once Upon a Time si Sharon Tate.

Megjithëse filmi mori disa kritika për mungesën krahasuese të Robbie në ekran me atë të Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt, ajo u shpreh se roli më i vogël "nuk e shqetësonte" dhe  "mendonte se arritëm të kuptonim atë që donim të arrinim" kur shikoi filmin.

Në event, Margot gjithashtu pranoi se nuk e dinte përkufizimin e ngacmimit se*sual përpara se të luante në Bombshell të 2019-ës.  “Unë si një person me një pozicion të vendosur në industri  nuk e dija përkufizimin e ngacmimit seksual. Kjo është tronditëse. Më mësoi se ngacmimi dhe sjelljet e këqija me të vërtetë "lulëzojnë në zonën gri". tha ajo. “Roger Ailes ose Harvey Weinstein, ata përfitojnë nga zona”. "Situata nuk është bardh e zi."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Zendaya dhe Tom Holland, drejt martesës

Zendaya dhe Tom Holland po e marrin seriozisht lidhjen e tyre. Pavarësisht se  dyshja e ka mbajtur romancën e tyre larg medias, dashuria e tyre duket të jetë...

12:39

Jennifer Lopez, këngë dedikuar Ben Affleck

Jennifer Lopez zbuloi së fundmi se do të publikojë këngë dedikuar Ben Affleck. Përmes rrjetit social,Instagram, Jennifer  ndau listën e këngëve për albumin e sa...

11:44

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI