Flash

Korrupsioni e tarifat pengojnë rritjen e tregtisë Shqipëri-Kosovë

Lapsi.al 28 November 2022
Korrupsioni e tarifat pengojnë rritjen e tregtisë

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar me Kosovën ka ardhur në rritje vit pas viti. Nga 30 milionë euro që ishte shkëmbimi tregtar në vitin 2005, sot ka arritur në 430 milionë euro.

Pavarësisht këtyre shifrave, Shqipëria mbetet e treta në rajon sa u takon shkëmbimeve tregtare me Kosovën. Në vend të parë është Serbia dhe më pas Maqedonia e Veriut.

Komuniteti i biznesit në Shqipëri dhe Kosovë thotë se potenciali i pashfrytëzuar mes dy vendeve është të paktën dy herë më i lartë. Por, çfarë e pengon këtë potencial?

Studime nga Instituti GAP, Instituti Riinvest, si dhe nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare identifikojnë disa faktorë.

Së pari, dy ekonomitë shfaqin dobësi strukturore. Një nga problemet kryesore është përqëndrimi shumë i madh i tregtisë, ku vetëm 4 grup-produkte zënë mbi 80 për qind të fluksit tregtar.

Korrupsioni, informaliteti, niveli i ulët i arsimimit dhe zhvillimit industrial në të dyja vendet janë faktorët e tjerë pengues.

Arsye të tjera janë kostot e larta të transportit, të rënduara edhe nga tarifat rrugore, praktikat e zhdoganimeve, kohëzgjatja dhe inspektimet e shpeshta e të tepruara; tarifat e larta të skanimit 22 euro në Durrës, tarifa parkimi, peshimi dhe akciza diskriminuese për disa nga produktet.

Një pjesë e këtyre pengesave hiqen nëse vihen në zbatim praktik marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive. Në të njëjtat studime rezulton se më pak se gjysma e objektivave të vendosura nga dy qeveritë janë realizuar në fushën e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, 36 për qind e tyre janë realizuar pjesërisht, 9 për qind nuk janë realizuar fare dhe për tre objektiva nuk jepet informacion.

Të këshilluara

Eksperti jep alarmin: Ndryshoni fjalëkalimet

Për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço që nga shtatori i këtij viti ka pasur një sulm masiv nga krimi kibernetik rus ku janë hakeruar rreth 50 milionë f...

17:51

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI