Flash

Kim K reagon pas kritikave për bashkëpunimin me Balenciaga

Lapsi.al 28 November 2022
Kim K reagon pas kritikave për bashkëpunimin me Balenciaga

Kim Kardashian është duke "rivlerësuar" marrëdhënien e saj me Balenciaga. Lajmi vjen pasi marka tërhoqi reagime për prodhimin e një fushate reklamuese ku shfaqeshin fëmijë.

Ako theu heshtjen e saj në një deklaratë në Twitter pasi fansat kishin kërkuar që të denonconte shtëpinë luksoze të modës për disa ditë.

“Kam qenë e qetë ditët e fundit. Kjo  jo sepse nuk kam qenë e neveritur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit të Balenciaga-s. Por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre. Për të kuptuar vetë se si mund të kishte ndodhur kjo,” shkroi ajo. “Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga imazhet shqetësuese. Siguria e fëmijëve duhet të trajtohet me respektin më të lartë. Cdo përpjekje për të normalizuar abuuzimin e fëmijëve nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë.

"Unë e vlerësoj heqjen e fushatave nga Balenciaga dhe faljen”, vazhdoi Kardashian në Twitter. “Duke folur me ta, besoj se  kuptojnë seriozitetin e çështjes dhe do të marrin masat e nevojshme që kjo të mos ndodhë më kurrë. Sa i përket të ardhmes sime me Balenciaga, aktualisht jam duke rivlerësuar marrëdhënien time me markën, duke e bazuar atë në gatishmërinë e tyre për të pranuar përgjegjësinë për diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë në fillim . Po shoh veprimet që pres të ndërmarrin për mbrojtjen e fëmijëve”./Lapsi.al

Të këshilluara

Zendaya dhe Tom Holland, drejt martesës

Zendaya dhe Tom Holland po e marrin seriozisht lidhjen e tyre. Pavarësisht se  dyshja e ka mbajtur romancën e tyre larg medias, dashuria e tyre duket të jetë...

12:39

Jennifer Lopez, këngë dedikuar Ben Affleck

Jennifer Lopez zbuloi së fundmi se do të publikojë këngë dedikuar Ben Affleck. Përmes rrjetit social,Instagram, Jennifer  ndau listën e këngëve për albumin e sa...

11:44

13 vite burg për yllin e popit Kris Wu

Ylli i popit kinezo-kanadez Kris Wu është dënuar me 13 vjet burg pasi u shpall fajtor për krime seksuale. Gjykata e Pekinit dënoi me 11 vjet e gjashtë muaj b...

12:35

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI