Flash

Emily Ratajkowski dhe Pete Davidson zyrtarisht çift

Lapsi.al 28 November 2022
Emily Ratajkowski dhe Pete Davidson zyrtarisht çift

Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski u panë së bashku në një ndeshje të dielën mbrëma, duke shënuar kështu paraqitjen e tyre të parë publike si çift. Ata u ulën krah për krah në Madison Square Garden për ndeshjen Knicks-Grizzlies dhe fotot u shpërndanë nga ekipi i basketbollit në Instagram dhe Twitter.

Të dy dukeshin mjaft të buzëqeshur teksa pinin birrë mes Ben Stiller dhe Jordin Sparks.

Dyshja nuk i kanë konfirmuar publikisht thashethemet për lidhje, por paraqitja e tyre në ndeshjen Knicks-Grizzlies duket si një konfirmim indirekt.

Davidson dhe Ratajkowski fillimisht ndezën spekulimet për romancë kur dikush i kishte parë të kapur për dore ndërsa ishin në një takim në Brooklyn në fillim të këtij muaji. Më pas, lidhja e tyre u konfirmua kur një burim i tha Us Weekly se ata ishin takuar prej disa muajsh dhe fotot e tyre duke u përqafuar poshtë shtëpisë së Pete bënë xhiron e rrjetit.

Të këshilluara

Përse Mariah Carey i dashuron Krishtlindjet

Mariah Carey pranon se fiksimi i saj me Krishtlindjet rrjedh nga fëmijëria e saj e vështirë. “Kur rritesh me një jetë të çrregullt dhe më pas je në gjendje të ...

14:08

Jennifer Lopez, së shpejti një album të ri

Jennifer Lopez ka zbuluar së fundmi se do të publikojë një album të ri. Njoftimi vjen në përvjetorin e 20-të të  "This Is Me... Then" të vitit 2002. “Ky albu...

13:01

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI