Flash

Eksperti jep alarmin: Ndryshoni fjalëkalimet

Lapsi.al 28 November 2022
Eksperti jep alarmin: Ndryshoni fjalëkalimet

Për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço që nga shtatori i këtij viti ka pasur një sulm masiv nga krimi kibernetik rus ku janë hakeruar rreth 50 milionë fjalëkalime, sidomos të PayPalit, dhe në lidhje me këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet shqiptare.

I ftuar në një bisedë në studion e ABC Live, Karamuço u sugjeroi përdoruesve shqiptarë që të ndërrojnë fjalëkalimet. Sipas tij kjo gjë nuk është diskutuar fare në Shqipëri, ndërkohë që risku është konkret dhe duhet një strategji e mirëfilltë.

‘Ato që janë marrë nga ana e hakersave, dhe kjo ka dëme katastrofale, disa mund të jenë infektuar, sepse ata nuk targetojnë vetëm individë të zakonshëm’, tha profesori i kriminologjisë Karamuço.

Disa nga këto të dhëna rrezikojnë që të shiten në ‘darkweb’. Sipas tij jemi një target, jemi një shenjestër e vazhdueshme për hakersat, sidomos ata iranianë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI