Flash

Dëshmitë/ Si ndodhi përplasja në PD-në e Laçit

Lapsi.al 28 November 2022
Dëshmitë/ Si ndodhi përplasja në PD-në e Laçit

Janë mësuar detaje të reja nga përplasja në mbledhjen e kryesisë së PD-së së Kurbinit. Aty po diskutohej për kandidatët që do të hyjnë në Primaret e kësaj force për zgjedhjet e majit të vitit të ardhshëm. Përplasja ka qenë mes Kastriot Markut, nënkryetar i kësaj dege të PD-së dhe Van Ricës, anëtar i kryesisë.

Nga dëshmitë e dhëna në polici thuhet se debati është ndezur megjithëse anëtarët e tjerë kanë tentuar t’i qetësojnë. Rica ishte mbështetës për njërin nga kandidatët në Primare. Për këtë arsye ata i kanë kërkuar anëtarit Van Rica që të lërë mbledhjen derisa gjendja të sqarohet.

Por në korridor ai ka nxjerrë një pistoletë që mbante me vete dhe ka qëlluar në ajër. Më pas 53-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes përpara se aty të mbërrinte policia. Mbledhja është ndërprerë për shkak të situatës së krijuar. Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Policia e Kurbinit tha se Rica është shpallur tashmë në kërkim.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Policia shoqëroi në komisariat disa prej personave të pranishëm gjatë konfliktit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe pistoleta me të cilën dyshohet se u qëllua. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Policia zbardh EMRAT/ Kush qëlloi me armē në Primaret e PD-së së Laçit

Të këshilluara

Lajm i fundit/ Të shtëna armēsh në Laç

Të shtëna me armē janë raportuar pasditen e sotme në Laç. Burime në vendin e ngjarjes thanë se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në ajër me armē zjarr...

20:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI