Flash

Cher flet për romancën me producentin 40 vite më të ri

Lapsi.al 28 November 2022
Cher flet për romancën me producentin 40 vite më të ri

Cher ka zbuluar së fundmi detaje nga romanca me producentin, Alexander "AE", Edwards.

Pasi këngëtarja "If I Could Turn Back Time", postoi një foto të Alexander, një nga ndjekësit e saj pyeti se cilat nga cilësitë e tij admiron më shumë.

“Ai është i sjellshëm, i zgjuar, qesharak… dhe ne [puthemi] si adoleshentë”, shkroi Cher. Fituesja e Grammy-it i dyfishoi këto atribute në një tjetër postim në Twitter, duke thënë: "Unë e dua atë sepse nuk është frikacan. Është i mirë, i bukur , i talentuar. Ne flasim dhe më bën të qesh."

Ajo vazhdoi të shkruante, “Ai është 36 vjeç dhe në fund ai erdhi pas meje. Ne e duam njeri tjetrin." Romanca e çiftit u bë fillimisht tituj në fillim të këtij muaji, kur ata u fotografuan  në Los Angeles të kapur për dore. Artistja  më pas iu përgjigj kritikave për marrëdhënien e tyre përmes mediave sociale.

“Dashuria nuk njeh matematikë,”, shkroi ajo në një postim të fshirë që atëherë, duke vënë në dukje se ajo dhe partneri i saj ishin “të lumtur dhe nuk shqetësonin askënd”. Cher shtoi, "Më lejoni të shpjegoj…Nuk më intereson se cfarë mendoni"

Këngëtarja e "Believe" ishte e martuar më parë me Sonny Bono nga 1964 deri në 1975 dhe Gregg Allman nga 1975 deri në 1979. Ajo ka djemtë Chaz, 53 vjeç dhe Elijah, 46,me muzikantët e ndjerë. Sa i përket Edwards-it, ai ka një djalë, Slash me Amber Rose. Kjo e fundit  e akuzoi reperin se e tradhtoi me shumë gra në gusht 2021./Lapsi.al

Të këshilluara

Zendaya dhe Tom Holland, drejt martesës

Zendaya dhe Tom Holland po e marrin seriozisht lidhjen e tyre. Pavarësisht se  dyshja e ka mbajtur romancën e tyre larg medias, dashuria e tyre duket të jetë...

12:39

Jennifer Lopez, këngë dedikuar Ben Affleck

Jennifer Lopez zbuloi së fundmi se do të publikojë këngë dedikuar Ben Affleck. Përmes rrjetit social,Instagram, Jennifer  ndau listën e këngëve për albumin e sa...

11:44

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI