Flash

Vdekja e papritur e ministrit bjellorus, Kievi: E helmuan rusët

Lapsi.al 27 November 2022
Vdekja e papritur e ministrit bjellorus, Kievi: E helmuan rusët

Lajmet u përhapën brenda natës për vdekjen e ministrit të Jashtëm të Bjellorusisë Vladimir Makei. Agjencia shtetërore e lajmeve e vendit tha vonë të shtunën se ai vdiq “papritmas”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se zyrtarët e ministrisë ishin “të tronditur” nga lajmi për vdekjen e ministrit. Bjellorusia lejoi Rusinë të nisë pushtimin e Ukrainës nga vendi i tyre në fillim të këtij viti.

Makei ishte në post që nga viti 2012. Ai ishte 64 vjeç. Këtë vit ai mbrojti lidhjet e Bjellorusisë me Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të OKB-së.

“Bjellorusia quhet ‘bashkëpunëtor i agresorit’ apo edhe një palë në konflikt. Ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi: Bjellorusia nuk e ka mbrojtur kurrë luftën. Por ne nuk jemi as tradhtarë! Ne kemi angazhime aleate dhe po ndjekim me përpikëri dhe do të ndjekim frymën dhe shkronjën e traktateve ndërkombëtare në të cilat jemi palë” - tha ai.

Në krahun tjetër Kievi thotë se ai është helmuar nga Moska. Shkak sipas ukrainasve u bënë fjalët se ai kishte nisur mendonte ndryshe dhe po përpiqej për t’i dhënë fund luftës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

6 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus nga 381 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën s...

21:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI