Flash

Kurti ‘zotohet’: Do i tregojmë botës se ne shqiptarët jemi në gjendje të bëjmë shtet

Lapsi.al 27 November 2022
Kurti ‘zotohet’: Do i tregojmë botës se ne shqiptarët

Në seancën e përbashkët plenare mes ligjvënësve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë ka marrë fjalën edhe kryeministri Albin Kurti. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë thirrje që shqiptarët të bëhen bashkë jo vetëm për festa, dhe jo vetëm në rang politikanësh.

Ndër të tjera, Kurti theksoi se kjo e sotmja nuk duhet të jetë vetëm një ditë feste, por edhe një ditë reflektimi.

Fjala e Kurtit:

“Stërgjyshërit tuaj kanë derdhur gjak për projektin e quajtur Shqipëri, gëzuar festën e shenjtë për identitetin tonë kombëtar, gëzuar 28 nëntorin historik të Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit. Sipas shumë studiuesve mendohet se deklarata e pavarësisë është shkruar nga Luigj Gurakuqi, por 7 vite më pas Traktati i Londrës copëtoi territoret, Gurakuqi shkruante: 28 nëntori është edhe një ditë pendimi kur mbledhim mendjen, të vëmë dorën në zemër dhe të pyesim veten a e kemi bërë detyrën ndaj atdheut, të njohim pa turp fajet tona, t’i japim vëllazërisht dorën njëri-tjetrit dhe të betohemi se do të përpiqemi për të mirën e atdheut tonë.

Gurakuqi ishte aktiv në Toskëri e Kosovë, ndarjet krahinore ishin prapambeturi atëherë, ashtu janë edhe sot. Prandaj ne duhet të kontribuojmë, hapësira jonë nuk janë çifligje të bllokuara me tapi. Na duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm në kremte dhe jo vetëm ne politikanët, të punojmë sëbashku. Teksa në Evropën Lindore po vinte demokracia dhe teksa muri i Berlinit ra, një shkencëtar kosovar Ukshin Hoti thoshte se politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen mes vete po u jepnin arsye atyre që donin t’i shihnin të ndarë si popull. Jam i sigurt se të gjithë ju këtu pajtoheni me mesazhin e Luigjit dhe atë të Ukshinit.

Nderojmë të kaluarën që na përbën sot dhe ecim bashkë, në Kosovë i gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë, si atyre të qeverive paraprake e atyre të tanishme. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe ka bërë të dukshme në shumë fusha, urojmë t’i shtohen çdo ditë sukseset këtij flamuri. Kemi tashmë abetaren e përbashkët dhe po punohet për fjalorin e përbashkët enciklopedik, kemi unifikuar tregjet e punës, kemi financuar sëbashku projekte.

Situata nuk është askund rozë dhe nëse ndalojmë së punuari, menjëherë rrezikojmë, problemi më i mprehtë është largimi i të rinjve nga vendi. S’është ditë për halle por kam diçka për ata që marrin rrugën e dhimbshme të mërgimit, kjo ditë është e juaja, e di se atje po shkoni prej brengës, e di që ende s’kemi bërë mjaftueshëm t’u kthejmë besimin që ju të rritni fëmijët në vendin tuaj por ju garantoj se Shqipëria bëhet, Kosova bëhet! Nderi e besa janë cilësitë tona dhe me siguri do i tregojmë botës se ne shqiptarët jemi në gjendje të bëjmë shtet. Gëzuar nga zemra, mbarësi e mirësi për shqiptarët!”

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43