Flash

Dalin detaje mbi aksidentin që u mori jetën të rinjve në autostradë

Lapsi.al 27 November 2022
Dalin detaje mbi aksidentin që u mori jetën të rinjve në

Dy vajza humbën jetën në një aksident që ndodhi rreth orës 02.00 të mëngjesit të së dielës në autostradën Durrës – Tiranë. Njëra prej tyre është identifikuar si Silva Gjergji, 26 vjeçe me origjinë nga Rubiku. Vajza tjetër është e paidentifikuar.

Drejtues i automjetit ka qenë 26-vjeçari Arbër Tivari, banues në Durrës. I riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Makina e tij tip Ford, doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen. Një pjesë e hekurave ka hyrë brenda makinës.

Burime nga policia thanë se të rinjtë kanë darkuar së bashku dhe më pas janë nisur për Tiranë. 26-vjeçari i plagosur do t’u nënshtrohet analizave dhe ekzaminimeve mjekoligjore për të zbuluar nëse ka konsumuar alkool apo lëndë narkotike. Dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, çka ka çuar në përplasjen e fortë me pasoja të rënda.

Arbër Tivari nuk është emër i panjohur për policinë. Mediat raportojnë se në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj. Edhe ky po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: PAMJET/ Identifikohet njëra nga 2 vajzat që humbën jetën në autostradë

FOTOT- Aksidenti tragjik, 26-vjeçarja humbi jetën, Tivari

FOTOT- Aksidenti tragjik, 26-vjeçarja humbi jetën, Tivari

Të këshilluara

FOTO/ Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën. Begaj priti s...

12:58

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI