Flash

4 nga të arrestuarit e kokainës do kryenin një vrasje

Lapsi.al 27 November 2022
4 nga të arrestuarit e kokainës do kryenin një vrasje

4 të rinjtë të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit policor që çoi në zbulimin e laboratorit të drogës në Fier, do të kryenin një vrasje në zonën e Dibrës. Ky informacion i administruar nga Policia e Shtetit ka detyruar këto të fundit të ndërhyjë menjëherë. Tv Klan raporton se në pranga u vunë Klajdi Kodra, Bledar Matoshi, Kid Koshena dhe Redion Meshi.

Arrestimi i tyre u finalizua në Rrugën e Arbrit, teksa 4 të rinjtë lëviznin me një automjet tip Range Rover në pronësi të Klajdi Kodrës, ku u gjetën dhe sekuestruan 2 kallashnikov, 2 pistoleta dhe municion luftarak. Plani për vrasjen që do kryhej nga 4 të arrestuarit u zbulua nga SPAK dhe Policia e Shtetit në bazë të përgjimeve të kryera prej muajsh në kuadër të operacionit Konsistenca, ku u sekuestruan 430 kg kokainë.

Tre nga të rinjtë, konkretisht Bledar Matoshi, Kid Koshena dhe Klajdi Kodra janë emra të njohur për policinë. Më herët kanë qenë të dënuar për vepra penale si, armëmbajtje pa leje dhe plagosje e rëndë.

“Qarkullonin me automjet, në të cilin mbanin 2 armë zjarri pistoleta, vihen në pranga 4 shtetas, 3 prej tyre me precedentë kriminalë, në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit. Policia gjen edhe 2 armë zjarri kallashnikovë që i posedonte njëri prej personave të arrestuar. Sekuestrohen gjithsej, në kuadër të këtij operacioni, 4 armë zjarri (2 pistoleta dhe 2 kallashnikovë).

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit: Bledi Matoshi, 33 vjeç; Kedi Koshena, 28 vjeç; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç dhe Redion Meshi, 22 vjeç. Shërbimet e Policisë ndaluan në hyrje të fshatit Tujan, në rrugën e Arbërit, automjetin tip ‘Range Rover’, të cilin qarkullonin këta 4 shtetas” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën. Begaj priti s...

12:58

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI