Flash

Zëri Amerikës: Berisha s'ka ndryshuar plan për protestën e 6 dhjetorit

Lapsi.al 26 November 2022
Zëri Amerikës: Berisha s'ka ndryshuar plan për

Në Tiranë, Partia Demokratike, ajo pjesë që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, bëri të ditur se nuk do të ndryshojë planet për të zhvilluar një tubim proteste pranë selisë së qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në kryeqytetin shqiptar do të mbahet takimi i nivelit të lartë të Bashkimit Europian dhe Ballkani Perëndimor.

Vendimi u bë i ditur nga zoti Berisha, një ditë pasi policia e shtetit refuzoi kërkesën e opozitës për të zhvilluar një protestë pranë kryeministrisë, nën arsyetimin se kjo vendndodhje gjendet brenda perimetrit të sigurisë së takimit të nivelit të lartë të udhëheqëve evropianë e rajonalë.

Sipas policisë organizimi i një proteste në këtë zonë, përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Policia theksoi se është e gatshme të garantojë mbarëvajtjen e çdo tubimi, që do të mbahet jashtë perimetrit të sigurisë së takimit të nivelit të lartë. Brenda perimetrit të sigurisë për forcat e zbatimit të ligjit përfshihen sheshi Nënë Tereza, shëtitorja Dëshmorët e Kombit dhe disa rrugë në qendër të kryeqytetit.

Zoti Berisha pohoi se me këtë refuzim, policia po shkel Kushtetutën, pasi siç tha ai, protestuesve u kërkohet nga ligji vetëm të njoftojnë policinë për veprimtarinë e tyre.

Zoti Berisha tha se protestuesit do të denoncojnë korrupsionin dhe autoritarizmin e kryeministrit Edi Rama, dhe protesta me moton “E duam Shqipërinë si Europa” nuk do të cënojë në asnjë rast sigurinë e miqve europianë pjesëmarrës në takimin e nivelit të lartë./voa

Të këshilluara

6 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus nga 381 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën s...

21:00

Aksident në Memaliaj, plagoset 37-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-krahës ku një kalimtare 38-vjeçare është përplasur nga një automjet tip “Toyota”. Njoftimi: Rreth...

19:06

Ilir Meta "kap" një dekoratë nga...Mongolia

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka pritur ditën e sotme delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit pa...

16:43

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI