Flash

Vidhnin banesa dhe në ambiente të ndryshme, policia arreston hajdutët në Lezhë

Lapsi.al 26 November 2022
Vidhnin banesa dhe në ambiente të ndryshme, policia arreston

Tre persona janë arrestuar për vjedhje në Lezhë. Të arrestuarit kryenin vjedhje në banesa dhe në ambiente të ndryshme. Sipas Policisë së Lezhës, këta persona kishin precedentë të mëparshëm penalë.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Serial”, për goditjen dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhën në banesa dhe në ambiente të ndryshme, në Lezhë dhe në Laç, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Zbardhen një sërë vjedhjesh të kryera gjatë këtij viti, nga 3 të arrestuarit me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Lezhë dhe Kurbin, në vijim të punës për goditjen e rasteve të vjedhjes, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen përpara drejtësisë, të autorëve të tyre, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Serial”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:

– Gj. C., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 21.11.2022, ka vjedhur në banesën e një shtetasi;

– Gj. Ll., 51 vjeç, banues në Kurbin, pasi më datë 08.11.2022, ka vjedhur në Kurbin, disa krerë bagëti të imta, në pronësi të një shtetasi;

– A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi nga veprimet hetimore, rezulton autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

•Me datë 20.11.2022, ka vjedhur materiale, në banesën e një shtetasi;

•Me datë 09.11.2022, ka vjedhur në Lezhë, celularin e një shtetasi;

•Me datë 22.06.2022, ka vjedhur në Laç, vegla pune, në magazinën e një shtetasi.

Të 3 të ndaluarit janë shtetas me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që janë kryer nga këta shtetas

Të këshilluara

Ndryshojnë çmimet e karburanteve në vend

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Në një njoftim zyrtar të Bordit bëhet me dije se çmimi i naftës është ulur me 3 lekë. Ajo do të...

14:14

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI