Flash

Tre vite nga tërmeti, Luljeta Bozo: Fshatarët hynë në vila që s’i kanë parë kurrë në ëndrraP

Lapsi.al 26 November 2022
Tre vite nga tërmeti, Luljeta Bozo: Fshatarët hynë në vila

Tre vite më parë Shqipëria përjetoi një nga ditët më tragjike te dekadave të fundit.

Në 26 nëntor 2019 një fatkeqësi natyrore zgjoi shqiptarët nga gjumi ende pa aguar dita. Lëkundje të forta tërmeti më magnitudë 6.4 të shkallës riter, tronditën Shqipërinë në zemër të saj. Në lidhje me këtë ka folur sot në një intervistë për Ora News, Luljeta Bozo.

Bozo u kthye pas në kohë, kujtoi momentet e tërmetit dhe i cilësoi si një gjë e frikshme.

Ajo tha se shumica e qytetarëve ishin të papërgatitur. Ajo tha se gjatë këtyre 3 vjetëve më Shqipëri janë strehuar me mijëra familje, 85 për qind e familjeve. Bozo tha se u bë një punë e jashtëzakonshme dhe se u siguruan shumë fonde nga jashtë.

Luljeta Bozdo: Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pa stabilizuara por 85 për qind e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë. Në apartamente dhe vila fantastike. Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre. Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë. Është një 10 për qindësh që ende nuk janë sistemuar por dhe atyre do t’ju vijë radha. U bë një punë e jashtëzakonshme se u siguruan shumë fonde nga jashtë. Me këtë ekonomi që kemi nuk mund ti bëjmë të gjitha. Ne e dimë ekonominë e shtetit, një ekonomi jo shumë e fuqishme. Por kush do ta dinte se 1 vit më vonë do të binte Covid. Fondet e BE shkuan për shkolla, kopshte dhe një pjesë u mbulua nga buxheti i shtetit. Nëse nuk do të kishte rënë pandemia sot nuk do të kishim asnjë njeri pa shtëpi.

Pse nuk ka një transparencë të qeverisë kur flasim për fondet e donatorëve?

Luljeta Bozo: Unë e di që fondet janë transparente. Kanë marrë fonde dhe duke i riparuar vetë personat shtëpitë por nuk mund ti riparojnë vetë. Firma e ndërtimit do ti tërheqë lekët. Deri në një farë shume i jepej vetë personit. Dhe sot e kësaj ditë ka banor ku është akorduar fondi por nuk ka vijuar puna pasi mungon projekti dhe asgjë nuk mund të bëhet pa projekt. Janë disa procedura që njerëzit nuk mund ti shkelin sepse së pari shkelet ligji si dhe nëse shkelen rregullat pasojat janë mbrapa do të vijë tërmete të tjera.

Ajo dha dhe një këshillë për të gjithë ata që duan të blejnë një shtëpi të re.

Luljeta Bozo: Për ata që kanë siguruar një kredi dhe duan të blejnë një shtëpi këshilla ime është që, lekët mos i çoni kot. Domethënë për të hyrë në një shtëpi kudo apo në një apartament do të kërkoni kontrollin nëse ajo është apo jo e qëndrueshme dhe ka shumë instanca që bëjnë kontroll. Dhe kontroll fizik dhe me llogaritje. Në një shtëpi të re në asnjë mënyrë nuk duhet të futesh nëse nuk është kolauduar dhe nuk është marrë në dorëzim.

Të këshilluara

6 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus nga 381 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën s...

21:00

Aksident në Memaliaj, plagoset 37-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Memaliaj-krahës ku një kalimtare 38-vjeçare është përplasur nga një automjet tip “Toyota”. Njoftimi: Rreth...

19:06

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43