Flash

Tensioni / Berisha sfidon policinë, protesta e 6 dhjetorit edhe pa leje

Lapsi.al 26 November 2022
Tensioni / Berisha sfidon policinë, protesta e 6 dhjetorit edhe pa leje

Sali Berisha nuk e ka përfilluar aspak vendimin e policisë së Tiranës për të mos e lejuar protestën e opozitës në 6 dhjetor me justifikimin se cënohet siguria për mbledhjen e lidërve të BE-së që do zhvillohet në Tiranë. "I rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës, se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve", tha lideri i PD-së këtë të shtunë gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me qytetarët. Sipas tij, "ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që vendos se protestuesi nuk ka asnjë detyrim që të njoftojë policinë". Dhe duke mos përfillur këtë detyrim kushtetues, "policia e shtetit të Edi Rramës, po e trajton samitin e liderëve të BE, sikur këtu po mblidhen diktatorët e botës, në një kohë kur ata që vijnë në Tiranë janë shtetarë të zgjedhur me votën e lirë".

Të premten, në orët e vona të mbrëmjes Drejtoria e policisë së kryeqytetit, me anë të kreut të saj, Lorenc Panganika pretendoi se tubimi do të cenonte sigurinë kombëtare.  “Vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj në datën 06.12.2022, ora 12.00 deri në orën 16.00, në vendin e përcaktuar në kërkesë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim Tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimetrit të sigurisë", shkruhej në komunikatën e lëshuar prej tij (arsyetimi i plotë linku poshtë).

Lexo me tej:

Policia nuk i jep leje PD për protestën e 6 dhjetorit

Pra, sikurse mund të lexohet në mes të reshtave, policia formalisht nuk ka anulluar protestën që njoftohej se do të mabahej nga ora 12 00 deri në 16 00 përpara kryeministrisë, por vetëm nuk ka miratuar vendodhjen ku duhet të zhvillohet ajo.

Nuk ka asnjë dyshim se kjo është një manovër për të penguar zhvillimin e aktivitetit të opozitës. Pa folur "profesionalisht" shefi i uniformave blu të Tiranës, foli eprori i tij Bledi Çuçi dhe disa nga krerët e partisë socialiste, që e dënuan këtë protesëtë si të paguar me rubla ruse dhe kundër vlerave perendimore të vendit. Ministri i brendëshëm e konsideroi Berishën si "një antishqiptar që kërkon të turpërojë vendin", (lexo poshtë).

Protesta e paralajmëruar Berishës alarmon Ramën, zbardhet porosia për ministrat

Pas këtij qëndrimi nuk pund të pritej asgjë më tepër nga një polici politike.

Megjithëatë PD është e vendosur të mos tërhiqhet nga ai që e ka konsideruar si mitingun më të madh të të gjitha kohërave. Dhe për këtë Berishës duket e i ka ardhur edhe një ndihmë e tërthortë nga BE. "Komisioni Europian, për të qartësuar pozicionin evropian, kërkoi që e drejta për protestë të respektohet", deklaroi këtë të shtunë lideri demokrat.

Andi Bushati: Debilizimi i debatit publik 

“Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, deklaroi zyra e BE në Tiranë, në një prononcim për A2 CNN. 

BE për protestën e 6 dhjetorit: Të respektohet ushtrimi i lirive qytetare

Pas kësaj çdo propogandë e shplarë për rubla ruse dhe lëvizje anti-perendimore duket qesharake, por megjithëatë, tani, pushteti po përdor policinë si alibi për të thënë se protesta nuk mund të mbahet në vendin e shpallur për arsye se rresigon sigurinë kombëtare!!!

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI