Flash

Shakira në luftë me autoritetet spanjolle

Lapsi.al 26 November 2022
Shakira në luftë me autoritetet spanjolle

Nuk kanë përfunduar sfidat për Shakirën!

Këngëtarja kolumbiane ka akoma një çështje të hapur me autoritetet tatimore në Spanjë, në një gjyq që mund të përfundojë edhe me një dënim me tetë vjet burg për të.

Prokurorët kërkojnë një dënim të ashpër për artisten për një mashtrim tatimor të dyshuar prej 13.9 milionë eurosh.

Së fundmi artistja kolumbiane ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve tatimore spanjolle, duke u shprehur ndër të tjera se po “persekutohej” dhe i akuzoi ata për përdorimin e ‘metodave të papranueshme për të dëmtuar reputacionin e saj dhe për ta detyruar atë të arrinte një marrëveshje zgjidhjeje’.

Por, jo! Shakira është e gatshme të dalë para gjykatës dhe nuk pranon asnjë marrëveshje me Thesarin spanjoll.

Autoritetet spanjolle të tatimit më herët kanë kërkuar nga prokurorët, që të shikojnë çështjet financiare të saj gjatë katër viteve, në mes të vitit 2011 dhe 2014, pasi pretendojnë se ajo mund të ketë shmangur pagimin e taksave.

Sipas të përditshmes spanjolle, “La Vanguardia”, bëhet fjalë për vite në të cilat këngëtarja jetonte në Spanjë, ku sidoqoftë nuk kishte ende rezidencë zyrtare. Sipas inspektorëve të tatimeve edhe në atë periudhë, Shakira kishte qëndruar në Barcelonë për më shumë se 183 ditë në vit, e si pasojë kishte detyrimin të paguante taksa në vend.

Ata që punojnë me Shakira-n, kanë thënë që bëhet fjalë për një ndryshim kriteresh dhe vlerësimi e jo për mashtrim me taksat.

Të këshilluara

Kënga Magjike/ Lista e finalistëve

Mbrëmë në përfundim të “Kënga Magjike” u bënë me dije edhe emrat e finalistëve, konkretisht artistëve shqiptarë dhe artistëve të huaj që do të këndojnë në “Gran...

13:03

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI