Flash

Sondazhi/ Shqiptarët nuk e dinë ç'punë bën Këshilli Bashkiak

Lapsi.al 25 November 2022
Sondazhi/ Shqiptarët nuk e dinë ç'punë bën

56.5% e shqiptarëve nuk e dinë kush janë dhe çfarë funksioni kanë anëtarët e një Këshilli Bashkiak. Të vënë para një pohimi të pavërtetë: “Këshilli bashkiak përbëhet nga këshilltarët e kryetarit të bashkisë” nga Barometri në Euronews Albania, më shumë se gjysma nuk e kanë kundërshtuar këtë pohim, 28.9% janë dakord, 21.1% nuk e dinë dhe 6.5 janë neutral.

Ndërkohë, 43.5% e kanë kundërshtuar këtë pohim, pasi këshilli bashkiak nuk përbëhet nga këshilltarët personalë të kryetarit të Bashkisë, por nga anëtarë që zgjidhen me votë. Pavarësisht se këshilli bashkiak votohet për t’i shërbyer dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve, ka pothuajse fare ndërveprim me ta.

91.1% e shqiptarëve nuk kanë takuar kurrë një këshilltar bashkiak si komunitet për ndonjë shqetësim. 85.7% nuk kanë takuar as individualisht një këshilltar të bashkisë për ndonjë shqetësim. 95.3% nuk kanë marrë kurrë pjesë në ndonjë mbledhje të këshillit bashkiak. Ndërsa 67.7% nuk njohin asnjë anëtar të këshillit bashkiak. Vëmendja për këtë strukturë ka qenë e vogël edhe në media, pasi 91.5% e shqiptarëve nuk kanë parë kurrë në media live ndonjë mbledhje të këshillit bashkiak.

Lapsi.al

Të këshilluara

Covid-19/ Vetëm 11 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar shifrat e reja të Covid-19 në vend. Nga 423 testime, rezultuan 11 qytetarë të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk ka humbje...

17:21

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI