Flash

Situata pas përmbytjeve në Lezhë, 880 hektarë tokë bujqësore ende nën ujë

Lapsi.al 25 November 2022
Situata pas përmbytjeve në Lezhë, 880 hektarë tokë

Situata pas përmbytjeve në Lezhë është disi më e qetë. Uji është tërhequr nga banesat, por ka ende prezencë në oborre. Aktualisht janë 800 hektarë tokë bujqësore të përmbytura. Në njësinë administrative Dajç, Blinisht janë rreth 80 ha nën ujë. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) është bërë e kalueshme plotësisht. Në njësinë administrative Balldren, në fshatin Kakarriq uji nga katër banesat e raportuara më parë është tërhequr, por vazhdon të jetë nëpër oborre, kjo sipas raportimeve të kryetarit të njësisë administrtive.

Rruga që lidh fshatin Malecaj me Torovicën të kësaj njësie është e kalueshme me vështirësi. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI