Flash

"Puna nisi që në janar me hapjen e kompanisë", detaje nga laboratori i drogës në Fier

Lapsi.al 25 November 2022
"Puna nisi që në janar me hapjen e kompanisë", detaje

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me grupin e arrestuar pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit, ku u gjetën 430 kg kokainë mes thasëve me pleh kimik.

E ftuar në Top News, Hoxha tha se plani për sjelljen e drogës ka nisur që nga janari. Hoxha u shpreh se fillimisht u hap kompania dhe më pas vijoi transporti i thasëve me plah kimikë. Ajo tha se SPAK ka në dorë përgjime që ndan rolet e të përfshirëve. Për katër të arrestuarit nga Tirana, Hoxha tha se ishin ‘garantorët’ e mallit.

“SPAK ka disa përgjime, janë identifikuar veprimet e tua. Nisën veprimet për të hapur një kompani që do të merrej me importin e plehut kimik dhe të frutave ekzotikë.

Muaj më vonë grupi mori formë të caktuar. Në muajin maj është nisur ngarkesa. Fillimisht në Pire, më pas në Malin e Zi. Katër të rinjtë e vënë në pranga në Tiranë, Klajdi Vrioni (Kodra), Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona ishin garantorët që do ta çonin të sigurtë në destinacion,”- tha Anila Hoxha.

Të këshilluara

Covid-19/ Vetëm 11 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar shifrat e reja të Covid-19 në vend. Nga 423 testime, rezultuan 11 qytetarë të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk ka humbje...

17:21

Arrestime në Tiranë, policia jep detajet

Policia në Tiranë ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve ka dhe të shpallur në kërkim për vjedhje apo dhe dhunë në familje. ...

15:49

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI