Flash

Përjashtimet për serrat me kanabis, emrat që zëvendësojnë shefat e rinj në Berat

Lapsi.al 25 November 2022
Përjashtimet për serrat me kanabis, emrat që

Komisariati i policisë së Beratit ka pësuar së fundmi ndryshime në postet e shefit të krimeve dhe atij të komisariatit teksa në këto poste janë emëruar përkatësisht Ledjon Ferzaj dhe Altin Mema të cilët zëvendësuan në detyrë Ardrit Hasanbegaj dhe Sokol Lazaj të cilët u përjashtuan nga Policia e Shtetit.

Mësohet se pas emërimit të “drejtusit të lartë” Kastriot Skënderaj në pastin e drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, dy emërime të reja kanë mbërritur sot pranë kësaj drejtorie, ndërsa pas largimit nga policia e shtetit për shkelje të rënda të 7 funksionarëve të lartë, sot janë kryer edhe zëvendësimet e dy prej tyre.

Ledjon Ferzaj, i cili u emërua në postin e shefit të Krimeve Berat prej një viti e gjysëm ka qënë specialist krimesh në këtë drejtori,ndërkohë që pas disa detyrave të rëndësishme në Policinë e Shtetit, Kryekomisari Altin Mena është emëruar Shef i Komisariatit Berat.

Me urdhrin nr.300,Drejtoria e Përgjithsme e Policisë së së Shtetit,ka urdhëruar delegimin e të gjitha kompetencave miratuese dhe urdhëruese të dy të emëruarve të rinj.

Të këshilluara

Covid-19/ Vetëm 11 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar shifrat e reja të Covid-19 në vend. Nga 423 testime, rezultuan 11 qytetarë të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk ka humbje...

17:21

Arrestime në Tiranë, policia jep detajet

Policia në Tiranë ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve ka dhe të shpallur në kërkim për vjedhje apo dhe dhunë në familje. ...

15:49

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI