Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, vitin e ardhshëm

Lapsi.al 25 November 2022
Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Finlandës dhe

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi këtë të enjte se Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, në fillim të vitit të ardhshëm. Në një konferencë për media, pas një takimi të Grupit të Vishegradit në Sllovaki, Orban tha se qeveria e tij tashmë kishte vendosur që Hungaria do të mbështeste pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe se Parlamenti hungarez do ta vendosë këtë pikë në agjendën e sesionit të parë, në vitin e ardhshëm.

“Hungaria me siguri do t’i japë mbështetjen e saj pranimit të tyre. Pasi Qeveria e ka bërë edhe parlamenti do ta bëjë këtë”, tha Orban.

Parlamenti i Hungarisë, në kushte normale, mblidhet rreth mesit të shkurtit të vitit të ardhshëm. Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtare të aleancës që nuk e kanë miratuar ende pranimin.

Qeveria hungareze paraqiti legjislacionin përkatës në korrikun e sivjetmë. Por Parlamenti, në të cilin partia në pushtet, Fidesz e Orbanit, ka dy të tretat e shumicës, nuk i ka paraqitur ende dy projektligjet për debat dhe miratim. Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar që t’i bashkohen aleancës ushtarake të NATO-s në maj. Kjo kërkesë erdhi në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës./REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46