Flash

Ndërpriten reshjet në Shkodër/ 570 ha tokë të përmbytura dhe 5 familje të evakuuara

Lapsi.al 25 November 2022
Ndërpriten reshjet në Shkodër/ 570 ha tokë të

Situata me përmbytjet në qarkun e Shkodrës është drejt përmirësimit. Aryseja e kësaj është mungesa e reshjeve të shiut gjatë mëngjesit të sotëm. Sipas një njoftimi nga bashkia, aktualisht sipërfaqja e përmbytur është 570 hektarë nga 1070 që ishte një ditë më parë. Në njoftimin zyrtar nga bashkia gjithashtu bëhet me dije se në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 hektarë. Ditën e djeshme ajo ishte 700 ha. Ndërsa Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit.

Deri më tani në Shkodër janë evakuuar dhe po marrin trajtim në konvikte, 5 familje me 20 persona.

NJOFTIMI NGA BASHKIA NË SHKODËR: 

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 25.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.05 m, (nga 8.09 qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00) (Kuota max 8.70 m).

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, (nga 6.05 qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00) (Kuota max 7.50 m).

Siperfaqe totale e përmbytur 570 Ha (nga 1070 Ha qe ishte me 24.11.2022 ne oren 10.00)

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha (nga 700 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha (nga 100 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 100 Ha qe ishte me 24.11.2022 ora 10.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha (nga 140 Ha qe ishte me 24.11.2022 ne oren 10.00), konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht dhe marrin sherbim ne konvikte:

Janë 5 familje, gjithsej 20 persona.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI