Flash

Konflikt i armatosur në kufirin serbo-hungarez, një i plagosur

Lapsi.al 25 November 2022
Konflikt i armatosur në kufirin serbo-hungarez, një i plagosur

Një operacion i policisë serbe është duke u zhvilluar në afërsi të kufirit me Hungarinë për gjetjen e emigrantëve që kanë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit.

Ditën e djeshme, 24 nëntor, në orët e mbrëmjes në afërsi të qytetit të Horgos, ka ndodhur një konflikt i armatosur mes dy grupeve të emigrantëve.

Sipas banorëve të zonës gjatë gjithë natës janë dëgjuar të shtëna ndërsa përgjatë rrugës kryesore të Khorgos, që të çon në kufirin me Hungarinë, ka pasur emigrantë të armatosur me kallashnikov.

Mëngjesin e sotëm policia ka arrestuar disa emigrantë, ndërsa një i ri me plumb në gjoks është gjetur në një kamp informal.

Sipas mediave serbe, autoritetet spekulojnë se bëhet fjalë për një konflikt të armatosur mes trafikantëve që veprojnë pranë kufirit me Hungarinë.

Në internet janë postuar video të ndryshme nga qyteti i Chorgos, ku shfaqen emigrantë të armatosur me kallashnikov që enden rrugëve.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI