Flash

Grabiti dhe sulmoi pronarin e shtëpisë, dënohet me 2 vite e 8 muaj burg shqiptari në Itali

Lapsi.al 25 November 2022
Grabiti dhe sulmoi pronarin e shtëpisë, dënohet me 2 vite e 8

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Fermos në Itali. I riu akuzohet për vjedhje. Sipas mediave vendase, grabitësi shqiptar është kapur dy vite më parë duke vjedhur në një banesë në Elidiense në Itali. Ai, po ashtu, akuzohet se ka sulmuar pronarin e shtëpisë, në momentin kur ky i fundit e ka pikasur. 29-vjeçari ka dalë para gjykatës ku është njohur me akuzën për këtë vepër penale.

Grabitja e banesës ndodhi në një natë të nëntorit 2020.  Shqiptari ka tentuar të arratiset kur u pa nga pronari. Ai e ka sulmuar dhe goditur me bërryl në bark të zotin e pronës. Policia ka mbërritur mënjëherë pas denoncimit. Më pas u bë i mundur arrestimi i të riut.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI