Flash

Gjykata e Posaçme e Apelit rinis procesin gjyqësor ndaj Etleda Çiftjes

Lapsi.al 25 November 2022
Gjykata e Posaçme e Apelit rinis procesin gjyqësor ndaj Etleda

Gjykata e Apelit te Posaçëm ka riçelur procesin gjyqësor ndaj Etleda Çiftjes, anëtare e KPK.

Kujtojmë se më datë 11 nëntor seanca për Etleda Çiften u shty për shkak të dorëheqjes së gjyqtarit Dhimitër Lara.

SPAK ka apeluar më 5 tetor vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme, ndaj anëtares së KPK, Etleda Çiftja. Kjo e fundit u shpall e pafajshme nga GJKKO për akuzat të falsifikimi dhe deklarimit të rremë të pasurisë. SPAK kërkoi dënim me dy vite shërbim prove për Çiften.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi më 12 shtator dënimin me 18 muaj burgim për Etleda Çiften, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një nga organet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në akuzën e Deklarimit të rremë e fshehjes së pasurisë, si dhe të Falsifikimit të dokumenteve.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkesa për dënimin reduktohet në një vit burg, por dhe këtë masë prokuroria kërkoi që ajo të zëvendësohet me dy vjet shërbim prove.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI