Flash

Amber Heard, personi më i kërkuar në Google për vitin 2022

Lapsi.al 25 November 2022
Amber Heard, personi më i kërkuar në Google për vitin 2022

Hollywood CelebTattler ka zbuluar personat më të kërkuar në Google për vitin 2022. Faqja gjurmoi mbi  150 personazhe të famshëm  dhe përfundimisht  kurorëzoi Amber Heard si numrin 1.

Për shkak të gjyqit me ish-in e saj, Amber kryesoi listën si më e kërkuara e vitit 2022, me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh çdo muaj në SHBA. Sigurisht, ish-i në fjalë, Johnny Depp, është në vendin e dytë, duke fituar 5.5 milionë kërkime në muaj. Ish-bashkëshortët  u pasuan nga Kim Kardashian, Elon Musk, Tom Brady dhePete Davidson.

Tom Brady ishte atleti më i kërkuar në google  në vitin 2022 dhe i katërti i famshëm më i kërkuar. Ndoshta për shkak të divorcit të tij të papritur nga  supermodelja Gisele Bündchen,  kërkimi i Brady arriti në 4.06 milionë në muaj.

Kim Kardashian dhe ish-i dashuri i saj Pete Davidson u renditën në vendin e pestë dhe të gjashtë. Kim e cila ngjalli debat pasi veshi një fustan origjinal të Marilyn Monroe në Met Gala, u kërkua 3.4 milion herë në muaj në 2022. Davidson, nga ana tjetër, grumbulloi një mesatare mujore prej 3.2 milion. Elon Musk,u rendit i shtati në listë. Ai grumbulloi  3.19 milionë kërkime në Google në muaj në SHBA. Marrja e e platformës së mediave sociale dhe kthimi i ish-presidentit Donald Trumpka tërhequr vëmendjen negative të medias ndaj tij./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Bella Hadid heq dorë nga Balenciaga

Bella Hadid po distancohet nga Balenciaga. Marka e modës së lartë u përball me kritika për fushatën e fundit reklamuese, e cila shfaqte fëmijë që mbanin në d...

16:39

Bebe Rexha me tone të ashpra drejt Katarit

Bebe Rexha është ndaluar së fundmi në aeroportin e Los Angeles-it për një intervistë të shkurtër. Ndër të tjera ajo u pyet nga gazetari në lidhje me diskrimi...

15:50

Kërkesa e Kim për Kanye West

Kim Kardashian ka zbuluar detaje të tjera për Kanye West. Në finalen e sezonit të The Kardashians, Kim hapet për komunikimin me Kanye edhe kur ai nuk flet asaj....

14:17

Johnny Depp heq dorë nga 'Jack Sparrow'

Johnny Depp nuk do të kthehet në ekskluzivitetin e Pirates of the Caribbean. Thashethemet filluan të qarkullojnë të mërkurën pasi një raport pretendonte se ai d...

11:44

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI