Flash

Adidas nis hetim pas akuzave të punonjësve ndaj Kanye West

Lapsi.al 25 November 2022
Adidas nis hetim pas akuzave të punonjësve ndaj Kanye West

Adidas ka nisur një hetim për raportimet se reperi Kanye West krijoi një “ambient toksik” kur punonte me markën.

Rolling Stone raportoi pretendime nga disa punëtorë për bashkëpunimin me Yeezy, duke thënë se ai u tregoi atyre foto dhe video eksplicite si pjesë e taktikave të ngacmimit.

Në një letër, ata thanë se kompania ishte në dijeni  për "sjelljen problematike" të West.  "Aktualisht nuk është e qartë nëse akuzat e bëra në një letër anonime janë të vërteta," tha kompania në një deklaratë ."Megjithatë, ne i marrim këto akuza shumë seriozisht. Kemi marrë vendimin për të nisur një hetim të pavarur të çështjes për të adresuar akuzat."

Në ankesë thuhej gjithashtu  se reperi u përpoq t'i frikësonte  përmes sjelljes  "provokuese të drejtuar ndaj grave". "Në vitet e kaluara ai ka shpërthyer me komente fyese. Kanye do të përdorte referenca shqetësuese seksuale kur bënte komente  rreth dizajnit. Ky lloj reagimi nga një partner i markës është ai që punonjësit e adidas-it nuk duhet t'i nënshtrohen kurrë. Ne përjetuam vite abuuzimi verbal dhe sulme ngacmuese. Edhe pse  do të donim të fajësonim vetëm West, e vërteta është se ekipi ekzekutiv i Adidas dhe bordi kanë qenë ndihmues të mëdhenj”./Lapsi.al

Marrë: BBC

Lexi Edhe: https://lapsi.al/2022/11/23/kanye-west-konfirmon-se-do-te-kandidoje-per-president-ne-2024/

Të këshilluara

Bella Hadid heq dorë nga Balenciaga

Bella Hadid po distancohet nga Balenciaga. Marka e modës së lartë u përball me kritika për fushatën e fundit reklamuese, e cila shfaqte fëmijë që mbanin në d...

16:39

Bebe Rexha me tone të ashpra drejt Katarit

Bebe Rexha është ndaluar së fundmi në aeroportin e Los Angeles-it për një intervistë të shkurtër. Ndër të tjera ajo u pyet nga gazetari në lidhje me diskrimi...

15:50

Kërkesa e Kim për Kanye West

Kim Kardashian ka zbuluar detaje të tjera për Kanye West. Në finalen e sezonit të The Kardashians, Kim hapet për komunikimin me Kanye edhe kur ai nuk flet asaj....

14:17

Johnny Depp heq dorë nga 'Jack Sparrow'

Johnny Depp nuk do të kthehet në ekskluzivitetin e Pirates of the Caribbean. Thashethemet filluan të qarkullojnë të mërkurën pasi një raport pretendonte se ai d...

11:44

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI