Flash

Me mbështetjen e Metës për protestë? Si përgjigjet Berisha

Lapsi.al 25 November 2022
Me mbështetjen e Metës për protestë? Si përgjigjet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se për protestën e 6 dhjetorit kanë njoftuar edhe policinë, por siç tha ai, përgjigja që kanë marrë është e diktuar nga kryeministri Rama.

“PD është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë.

Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigja? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytëzojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar, ne e kishim parashikuar, prandaj thirrëm protestë”.

I pyetur nëse Berisha ka marrë mbështetjen e Metës për protestë, ai u përgjigj si më poshtë.

“Plotësisht, të plotë. Në ndjesitë e mia, kjo është thirrje që është mirëpritur më shumë nga qytetarët në gjithë karrierën time politike. Pse? E gjeni vetë ju”. Kështu u shpreh Sali Berisha.

I pyetur nwse protesta e opozitws do tw ishte e qetw, kryedemokrati e konfirmoi.

"Do të jetë një protestë civile, e cila nuk do të cenojë në asnjë rrethanë sigurinë e mysafirëve. Natyrisht një protestë strikt, armiqësore ndaj Edi Ramës." 

Lexo më tej: Berisha: Protesta e 6 dhjetorit do të nisë në orën 12:00 

Lexo më tej: Kandidatët e Alibeajt në bashki dalin javën tjetër/ Berisha: Çdo emër është i Edi Ramës 

Të këshilluara

Albin Kurti qëllohet me qershi (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është qëlluar pasditen e sotme në mënyrë simbolike me qershi. Sulmi ka ardhur pas marrëveshjes së një dite më parë për tar...

19:08

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI