Flash

Vjedhje me ärmë dhe dhunë, arrestohet 39-vjeçari i dënuar më parë në Belgjikë

Lapsi.al 24 November 2022
Vjedhje me ärmë dhe dhunë, arrestohet 39-vjeçari i

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka kryer disa vjedhje me dhunë dhe nën presionin e armës. Autori me iniciale P. F. ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me burg për vjedhje të parave dhe sendeve me vlerë. Sipas policisë ai ishte dënuar më parë për transportin e lëndëve narkotike në Belgjikë, aty ku ka kryer edhe dënimin.

Vjedhjet që ka kryer 39-vjeçari:

    • Më datë 25.09.2022, në fshatin Kosmaç të Vaut të Dejës, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë vjedhur me dhunë, në banesën e 46-vjeçares me iniciale A. J., 1500 paund, bizhuteri dhe sende të tjera, me vlerë.
    • Më datë 11.09.2022, në lagjen “Manush Alimani” të Shkodrës, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë hyrë me forcë, në banesën e shtetases F. D.  dhe i kanë marrë një shumë parash.
    • Më datë 23.10.2022, gjatë natës, në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë hyrë me forcë, në banesën e 59-vjeçarit me iniciale R. B. Aty kanë marrë me dhunë rreth 600 000 lekë dhe sende me vlerë.

39-vjeçari është edhe me precedent të theksuar kriminal, për vjedhje me armë dhe me dhunë, në Shkodër dhe në Lezhë. Krimet i ka kryer në periudhën kohore 2009-2014, ku dhe ka kryer disa vite burgim. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, bashkëpunëtorë të të arrestuarit.

Të këshilluara

Aksident në Shijak, humb jetën 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Rrotull, Shijak. Sipas p...

14:49

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI