Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

VIDEO/ “Hija e Ravik Gurrës sot këtu me ty” Taulant Balla hesht për akuzën se porositi vrasje

Lapsi.al 24 November 2022
VIDEO/ “Hija e Ravik Gurrës sot këtu me ty” Taulant Balla

Akuza që Ardjan Çapja bëri nga salla e gjyqit për një “politikan me emrin Taulant” që porosity vrasjen e avokatit Ravik Gurra ka kaluar në sallën e parlamentit. Ishte Sali Berisha që e akuzoi direkt Taulant Ballën për përfshirjen në eleminimin e avokatit Ravik Gurra, pasi ky i fundit arriti të sigurojë dosjen me përgjimet ku përmendej emri i Taulant Ballës për masakrën e shkurtit të vitit 2018 në Elbasan.

“Je akuzuar për porositje vrasjesh dhe se ke fshirë regjistrimet, prokurorin që fshiu regjistrimet e ke graduar në detyrë. Dhe së bashku me ty në parlament sot është hija e të ndjerit Ravik Gurra që të kishte kapur në lidhje me bandat dhe në porosi vrasjesh dhe e eleminove” u shpreh Sali Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste po merrej me disa shkresa në momentin kur Sali Berisha i përmendi akuzat e familjes Çapja. Pas akuzave të rënda që i janë bërë, Balla ka heshtur.

Deri në 2021, Taulant Balla ishte drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan, ku mori një numër rekord votash. Për arsye që nuk u zbuluan asnjëherë, ai u transferua në Lushnjë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI