Flash

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon Foltoren, nis të flasë nga FB i tij (LIVE)

Lapsi.al 24 November 2022
Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon Foltoren, nis të flasë nga FB

Seanca e Kuvendit ka nisur me debate edhe këtë të mërkurë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bllokuar Foltoren e Kuvendit duke kërkuar të marrë fjalën. Ai donte t'i kundërpërgjigjej Taulant Ballës.

Kujtojmë se kreu i demokratëve ka nisur fjalën në Kuvend duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për sa i përket Portit të Durrësit. Ai tha se po plaçkitet toka e shqiptarëve. Një përgjigje për kryedemokratin ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit e ka cilësuar si përfaqësues të Vladimir Putinit në Shqipëri.

Mdërkohë Berisha kërkoi fjalën për replikë ndaj deputetit Balla. Mirëpo Nikolla nuk e lejoi që të fliste.

Kësisoj ish-kryeministri ka zënë foltoren e Kuvendit dhe në pamundësi për të folur ka nisur një ‘Live’ në Facebook-un e tij.

Të këshilluara

Aksident në Shijak, humb jetën 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Rrotull, Shijak. Sipas p...

14:49

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI