Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi", Berisha akuza Taulant Ballës

Lapsi.al 24 November 2022
“Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi", Berisha

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është akuzuar për vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Berisha tha se ai duhet të shkojë përpara drejtësisë.

“Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi. Ti je akuzuar për vrasjen e tij. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, një njeri i akuzuar se ka porositur vrasjen në Elbasan, të marrë fjalën këtu.

Nxirreni jashtë parlamentit, të shkojë në prokurori. Si ju duket akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Shko dhe përballu me prokurorinë. Mos përdor imunitetin.

Hera e dytë që akuzohesh për vrasje,” tha Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI