Flash

Shpallet në kërkim shqiptari në Greqi, aksidentoi një 21-vjeçare dhe u largua

Lapsi.al 24 November 2022
Shpallet në kërkim shqiptari në Greqi, aksidentoi një

Një 30 vjeçar shqiptar, me të shkuar kriminale në Greqi, dyshohet të jetë autor i një aksidenti të ndodhur tre ditë më parë në Selanik. Sipas mediave greke, një makinë tip “Skoda” në ngjyrë të zezë dhe me xhama të zinj ka përplasur një 21 vjeçare e cila ishte duke kaluar rrugën. Përplasja rezultoi fatale pasi 21 vjeçaria ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ditën e djeshme është arrestuar një 19 vjeçare e cila dyshohet të ketë qenë pasagjere në makinën me të cilën shqiptari kreu aksidentin e më vonë e braktisi jashtë Selanikut. Policia greke dyshon se 30 vjeçari është arratisur drejt Shqipërisë. Policia identifikoi pronarin e mjetit 44-vjeçar. Megjithatë ai pretendonte se makinën nuk e drejtonte vetë, por ia kishte dhënë hua mikut të tij shqiptar 30-vjeçar. Sipas informacioneve, 44-vjeçari është shoqëruar në komisariat. Ai ka dhënë një deklaratë në policinë rrugore dhe ka pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje me aksidentin e vajzës. 44-vjeçari pronar i ligjshëm i mjetit ka pasur probleme të mëparshme me policinë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI