Flash

Së shpejti një ekspozitë për jetën e Frida Kahlo

Lapsi.al 24 November 2022
Së shpejti një ekspozitë për jetën e Frida Kahlo
Një ekspozitë që eksploron jetën dhe veprën e piktores meksikane Frida Kahlo synon t'u tregojë vizitorëve diçka të re, tha drejtoresha artistike Carla Prat. Shfaqja në Coventry  dohapet për publikun në Reel Store nga e premtja deri më 29 janar. Ekspozita është krijuar në tre faza, për të mbuluar jetën e artistes si personazh publik në vitet 1930 dhe 40, historinë e saj personale në Meksikë dhe në fund Shtëpinë Blu në Mexico City ku ajo jetoi dhe pikturoi.Më shumë se 100 vepra arti, vepra letrare dhe fotografi përbëjnë shfaqjen me një zë që thekson shkrimet e Kahlo. Zonja Prat u shpreh se shpresonte që njerëzit që do vijnë në ngjarjen në Coventry të jenë të impresionuar dhe të emocionuar nga ajo që do shohin dhe dëgjojnë. "Shpresoj që ata të emocionohen duke pasur parasysh mënyrën se si e punuam këtë ekspozitë. Të zbulojnë Frida Kahlo në një mënyrë tjetër, shtoi  ajo.

Kahlo konsiderohet si një nga piktoret më të mëdha të shekullit të 20-të. Ajo ishte e famshme për autoportretet e saj intime që pasqyronin dhimbjen dhe izolimin e saj. Artisja, e cila jetoi nga viti 1907 deri në 1954, i mbijetoi poliomielitit dhe një aksidenti të rëndë autobusi . Gjithashtu pati një martesë komplekse, pasionante me Diego Rivera. /Lapsi.al Marrë nga: BBC

Të këshilluara

Johnny Depp heq dorë nga 'Jack Sparrow'

Johnny Depp nuk do të kthehet në ekskluzivitetin e Pirates of the Caribbean. Thashethemet filluan të qarkullojnë të mërkurën pasi një raport pretendonte se ai d...

11:44

Offset flet për ndarjen nga jeta të Takeoff

Offset ende nuk është mësuar me mungesën e Takeoff. Reperi 30-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, e ka kujtuar kushëririn njëkohës...

16:29

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI