Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Rama: Nuk do të tërhiqemi për Portin e Durrësit!

Lapsi.al 24 November 2022
Rama: Nuk do të tërhiqemi për Portin e Durrësit!

Kryeministri Edi Rama doli sot në Kuvend, për të dhënë se janë të vendosur se nuk do të tërhiqen nga projekti i Portit të Durrësi, madje ai u shpreh se mezi po pret të vijë momenti kur ta votojnë.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama me nota ironike ndaj opozitës e krahasoi këtë të fundit me gjendjen skandaloze ku ndodhet porti aktual i Durrësi.

“Një port si në mesjetë, ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkura dhe ku kalben mjetet lundruese, ku shtrihen mijëra metra katror ferra dhe ndryshqe dhe qytet turistik, kur dëgjon ju dhe shikon këto pamje e kupton pse jemi të shqetësuar. Ju jeni fiks si këto”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Rama u ndal tek Porto Palermo, duke thënë se nga një mal me plehra, qyteti i Durrësit përfitoi një park, ndërsa tha se shumë përfitime do të ketë qyteti bregdetar edhe nga Porti i ri.

“Kjo nuk ka lidhje me shekullin e 21, nuk ka lidhje me Evropën dhe turizmin, duhet dhe do zhduket nga faqja e dheut.

Nga zhdukja e malit të plehrave në Porto Romani sot Durrësi ka fituar një park. Po nga shukja e kësaj çfarë do të fitojë Durrësit?

Personalisht, jo vetëm si kryeministër por edhe si deputeti i Durrësit me shumë padurim dhe me gëzim po numëroj orët derisa të votohet për këtë marrëveshje për investimin më të madh të huaj në historinë e vendit tonë.

Ky investim do ta kthejë portin e Durrësit nga një platformë të zezë si surrati i atyre që e përndjekin Shqipërinë që nga 1912 në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut.

Kjo është edhe dita për tu dhënë disa përgjigje zëdhënësve të rinj të një mallkimi, të një poshtërsie të vjetër që e përndjek si hije këtë vend, që në 1912 që mund të përmblidhet me shprehjen e lëshuar mbi fytyrën e një patrioti, si Abdyl Ypi, të nesërmen e shpalljes së pavarësisë”, theksoi Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI