Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Rama i tha "gjel deti", deputeti i PD shtrëngon duart me Kryeministrin (VIDEO)

Lapsi.al 24 November 2022
Rama i tha "gjel deti", deputeti i PD shtrëngon duart me

Deputeti Dashnor Sula, është bërë sërish protagonist në seancën plenare. Pasi Edi Rama e quajti "gjel deti Peqini", deputeti duket se ka dashur të bëjë paqe me kryeministrin.

Ai i është afruar Foltores së Kuvendit dhe ka zhvilluar një bisedë kokë më kokë me Ramën për disa minuta. Biseda ishte me tone miqësore, pasi Rama i bëri shenjë badigardëve që e rrethuan të largohen. Në fund, të dy shtrënguan duart.

Është e paqartë se çfarë kërkese ka patur Dash Dula për Ramën, por pasi shtrëgoi dorën e "të madhit", dukej mjaft i kënaqur me veten.

Çfarë tha Rama në Kuvend për Dashnor Sulën?

Kryeministri e quajti "gjel deti i Peqinit" dhe një mori epitetesh të tjera.

"Ju jeni ca të mbaruar, ca të pafytyrë. Ju nuk keni as fe, pa Atdhe, jeni pa din e pa iman, ja këta jeni ju. Akuzoni për aferë një prej investitorëve më të mëdhenj! Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Jeni ca bedelë, që s’keni as sy për të parë e vesh për të dëgjuar. Pusho gjel deti, pusho me atë fjalor se nuk je në festën e gjelave të detit të Peqinit. Pusho bedel. Si nuk ju vjen turp. Ngrini ulni dynjanë hajdutë", deklaroi Rama.

 

[video width="480" height="264" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/WhatsApp-Video-2022-11-24-at-1.17.33-PM-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI