Flash

Propozimi i Elon Musk për llogaritë e ndaluara në Twitter

Lapsi.al 24 November 2022
Propozimi i Elon Musk për llogaritë e ndaluara në Twitter

Elon Musk ka propozuar një "amnisti të përgjithshme" për llogaritë e pezulluara. Miliarderi ka lejuar të gjitha ato të kthehen me disa kufizime.

Ai sugjeroi që llogaritë që nuk kishin “thyer ligjin ose të përfshirë në mesazheskandaloze” do të lejoheshin përsëri në platformë.  Musk e ofroi sugjerimin në një postim në Twitter që përfshinte edhe një sondazh. Pak minuta pas postimit të tij, ajo kishte marrë më shumë se gjysmë milioni përgjigje, me rreth 75 për qind që mbështesin amnistinë.

Nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se sa prej llogarive që votojnë në një sondazh të tillë janë legjitime, ose nëse numri i llogarive që votojnë lidhet me numrin e njerëzve aktualë që e kanë mbështetur vendimin. Por Musk ka përdorur sondazhet për të vendosur politikën e Twitter më parë. Në fillim të kësaj jave, Musk shtroi pyetjen nëse Donald Trump duhet të lejohet të kthehet në platformë. Trump ende nuk e ka përdorur llogarinë e tij të sapo restauruar. Shumë prej llogarive të tjera që janë rikthyer duke përfshirë ato të Jordan Peterson dhe Babylon Bee, kanë postuar intensivisht  që kur u lejuan përsëri në internet.

Marrë nga: Independent

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/11/11/twitter-shton-funksionin-e-ri-per-llogarite-e-verifikuara/

Të këshilluara

Funksioni i ri i WhatsApp

WhatsApp më në fund do t'i lejojë njerëzit të flasin me dikë që nuk mundën kurrë më parë: veten e tyre. Në disa platforma, mesazhet për veten janë një mënyrë...

12:42

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI