Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Porti i Durrësit, Berisha: Nuk ka burg që e mban Ramën

Lapsi.al 24 November 2022
Porti i Durrësit, Berisha: Nuk ka burg që e mban Ramën

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në Kuvend se me marrëveshjen e re, do të zhduket porti mijëravjeçar i Durrësit. Ai tha se shqiptarët do paguajnë edhe 2 miliardë euro për portin e ri.

“Sot, ky port asgjësohet me gjithë qindra e qindra milionë euro investime në këtë port këto 30 vite dhe më parë. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milionë ton mall përpunimi dhe ka arritur në 4.8 milionë. Pozicioni i tij në shekuj dhe mijëvjeçarë është përcaktuar si më i përshtatshmi për trojet arbnore,” tha Berisha.

“12.600 apartamente, 900 njësi akomodomi hoteliere. Do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme. Do kenë edhe jahtet përkarshi. Kurse shqiptarët popull gomonesh, do jenë shërbëtorë ose do largohen në Europë.

Porti i ri kushton 2 miliardë euro. Nga do dalin këto 2 miliardë euro? Nga taksapaguesit e varfër shqiptarë.

Thërrisni arsyes nëse keni ndërgjegje njerëzore. Hidheni poshtë këtë marrëveshje. Mos u përpiqni ta mbuloni duke shkurtuar kohën e diskutimit. Marrëveshja shkel MSA-në, Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Marrëveshja nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj dhe Edi Ramës i është dhënë asnjë garanci që asnjë qeveri të mos mund ta padisë mbrapa.

Edi Rama, i bindur të jesh se te porti i marinës do përfundosh vetë. S’ka burg që të mban ty me këtë që po bën,” tha Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI