Flash

Porti i Albaarit/ Rama shan kundërshtarët, por s'jep as shifra, as përgjigje

Lapsi.al 24 November 2022
Porti i Albaarit/ Rama shan kundërshtarët, por s'jep as shifra,

Edi Rama ka mbajtur një fjalim, që e kishte paralajmëruar prej ditësh, për mënyrën se si do t'i jepet porti i Durrësit biznesmenit arab Muhamed Alabar, por ai ka zgjedhur të perifrazojë Mit'hat Frashërin, Nolin dhe Konicën, pa dhënë pothuajse asnjë shifër për projektin. Rama ka zgjedhur nga literatura e fillim shekullit të 20 një lumë sharjesh e ofendimesh për t'ia mveshur ato kundërshtarëve të tij të sotëm me pretendimin se ata janë cmirëzinj që nuk duan zhvillimin e Shqipërisë.

Por në fjalimin e tij të gjatë ku përmendi se si një bataljon me nënpunës shqiptarë kanë shkuar e i janë lutur deri dhe princit të kurorës për të bërë të munduar këtë ëndërr, ai nuk dha asnjë shpjegim për një pyetje elementare: Pse kjo pasuri kombëtare do jepet pa garë? Le ta zëmë për një moment se porti i vjetër "i shkatërruar", duhet lëvizur që aty, le ta imagjinojmë edhe se pikërisht në të njëjtin vend zgjidhja më e mirë është një marinë jahtesh dhe një zonë rezidenciale. Po pse nuk u dashkërka për ato 800 mijë metra katrorë truall të bëhej një garë ndërkombëtare, e cila ndoshta mund të na sillte edhe një investim më të madh sesa ato 160 milionë euro që premton fillimisht Alabaar.

Lexo me tej:

Modeli Vuçiç në politikë/ Çfarë kopjoi Rama në Beograd për investimin e Alabbar 

Pikërisht këtë shqetësim ka ngritur një ditë më parë edhe Bashkimi Europian që si për çudi e gjeti të bëjë deklarata një ditë përpara diskutimit për portin e Durrësit në Parlament. "Si rezultat i ndryshimit të projektit BE anullon fondin prej 28 milionë eurosh të dhënë për Shqipërinë për këtë port", tha dje një zëdhënës i Brukselit zyrtar duke shtuar se BE do të vazhdojë të shqyrtojë përputhjen e Marëveshjes së Asociim Stabilizimit me këtë projekt të dhënë duke përjashtuar konkurencën.

Rama përpos sharjeve të opozitës me citimet e Nolit, Konicës e Mit'hat Frashërit, tha se do pastrohet deti, do përfitohen 700 metra plazh, do ngrihet ndoshta marina më e madhe e jahteve në Mesdhe (shifrat nuk përputhen), por nuk dha dot përgjigje se përse fillimisht u tha se këtu do vinte kompania Emaar (poshtë statuset e vetë Ramës) që u propogandua në fillim si mrekullia që ka ndërtuar Dubain dhe Burj Kalifën, por pastaj Muhamet Alabar mbërriti si person privat dhe sipas letrave të vetë qeverisë do të investojë vetëm 80 milionë euro + 80 milionë të tjera kredi.

Gafa/ Rama bie në kurth me historinë e Alabbar në Zagreb

Rama e ngriti vetë pyetjen në fjalimin në parlament: Pse nuk po vjen Emaari? Por kur tentoi të përgjigjej ai u mjaftua me justifikimin qesharak se Albaar ia vendos vetë si dëshëron emrat kompanive të tij dhe ai markën "Eagle Hills"  e ka përdorur edhe në vende të tjera duke e quajtur psh "Eagle Hills Serbia". Rama harroi të përmendte edhe Zagrebin pas gafës që bëri disa ditë më parë kur tentoi t'i hidhte hi syve opinionit duke pretenduar me një mesazh se ai po ndërtonte Manhatanin e Zagrebit.

Porti i Alabaarit/ Gropat që Balluku i la të hapura

Në fund, si argumentin më të madh se pse ky projekt duhej miratuar kryeministri tha: "ne, pozitë dhe opozitë, duhet të kishim dalë ta prisnim me lule Alabaarin".

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI