Flash

Opozita në Kosovë i kërkon Kurtit më shumë transparencë për dialogun

Lapsi.al 24 November 2022
Opozita në Kosovë i kërkon Kurtit më shumë

Partitë opozitare në Kosovë kanë mirëpritur arritjen e marrëveshjes me Serbinë për targat ilegale serbe. Veç kësaj, në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës, deputetët opozitarë i kërkuan Kurtit më shumë sqarime rreth marrëveshjes së arritur. Po ashtu ata pyetën dhe mbi dialogun rreth marrëveshjes finale. Kosova dhe Serbia, më 23 nëntor, kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Kosova është pajtuar të mos vazhdojë tutje me zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në RKS. Serbia ndërkohë ka rënë dakord të mos lëshojë targa të reja serbe, sikurse ato KM (Kosovska Mitrovica - Mitrovica e Kosovës).

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, tha se mirëpret dakordimin që është arritur të mërkurën në Bruksel. Sipas tij,ajo shmang përshkallëzimin potencial të situatës në veriun e vendit. Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), tha se ngjarjet që ndodhë së fundi lidhur me targat, kanë qenë të panevojshme dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës.

Edhe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, tha se e mirëpret marrëveshjen. Megjithatë, ai theksoi se me marrëveshjen nuk është zgjidhur situata në veri.

“Sfida që e pret Kosovën është rikthimi i atyre që i kanë lëshuar vendet e punës apo plotësimi i pozitave”, tha Haradinaj.

Arritjen e marrëveshjes për targat ilegale serbe e ka mirëpritur edhe SHBA-ja.

Sipas Kurtit kthimi i serbëve në institucione është çështje ligjore

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i tha Kurtit se nga marrëveshja e arritur për targat ka një paqartësi. Aty sipas tij nuk caktohet nëse pritet kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës.

Kryeministri tha se kthimi i tyre në institucione nuk mund të bëhet politikisht dhe se kjo është çështje juridiko-ligjore e kushtetuese.

“Unë iu kam bërë thirrje të gjithë serbëve që janë në institucione: mos i braktisni ato, mos jepni dorëheqje. Por, nuk iu kam thënë kthehuni. Nuk kam të drejtë t’iu them kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual, kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese, institucionale”, tha Kurti.

Në fillim të nëntorit, serbët e veriut të Kosovëskanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Kthimin e tyre në institucione e kanë kërkuar edhe partnerët ndërkombëtarë.

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 24 nëntor se përfaqësuesit serbë janë të gatshëm të kthehen në institucionet e Kosovës. Kjo pasi të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Për formimin e Asociacionit është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, beson se komunat nuk mund të organizohen sipas parimeve etnike.

Pas arritjes së marrëveshjes për targa, BE-ja tha se “palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në bisedime duhet të zbatohen”, si dhe “çështjet dhe parimet kryesore që lidhen me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit (të Brukselit)”, një nismë e cila u bë e njohur si propozimi franko-gjerman, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara./REL

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI